Botë

Dy persona pohojnë se e kanë gjetur në Poloni trenin nazist plotë me ar

20.08.2015 17:13

Dy persona në Poloni pohojnë se kanë gjetur një tren nazist ngarkuar me ar, sipas legjendës lokale, i cili u zhduk në fund të Luftës të Dytë Botëror...

Dy persona në Poloni pohojnë se kanë gjetur një tren nazist ngarkuar me ar, sipas legjendës lokale, i cili u zhduk në fund të Luftës të Dytë Botërore derisa gjermanët tërhiqeshin nga forcat sovjetike.
 
Marika Tokarski, përfaqësuese zyrtare nga qyteti Vałbzhih, në jugperëndim të Polonisë, ku gjoja është zbuluar treni, tha se autoritetet morën një letër nga avokati që i përfaqëson këto dy persona - njëri polak dhe tjetri me shtetësi gjermane.
 
Ata donin të mbeten anonim dhe kanë kërkuar 10 për qind të vlerës së përgjithshme të thesarit të fshehur në këmbim për zbulimin e vendndodhjes së tij.
 
Autoritetet kanë dakorduar takim me zjarrfikësit dhe me policinë për të shqyrtuar se si të tërhiqet treni për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë i lidhur me eksploziv./mia