Maqedoni

Sanimi i dëmeve në Tetovë, përfundon faza e parë, dëmshpërblim për 30 ditë

20.08.2015 17:35

Tetova përmbyll fazën e parë të sanimit të pasojave që lanë pas rreshjet e shiut dy javë më parë...

Sipas kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi janë pastruar pjesa më e madhe e rrugëve, janë dezinefektuar 232 shtëpi dhe objekte afariste, është siguruar uji i pijshëm ndërsa janë mënjanuar edhe defektet në rrjetin elektrik.
 
Deri në fund të javës pritet që të pastrohen tërësisht katër rrugë në Shipkovicë si dhe një rrugë në Poroj.
 
Në fazën e dytë do të bëhet intervenimi në infrastrukturën komunale si dhe banorët do të kompenzohen për dëmet e shkatuara.
 
“Brenda afatit të caktuar dhe mendoj që nuk është më tepër se 30 ditë, komisioni për vlerësimin e dëmeve individuale dmth në shtëpitë individuale do të duhet që ti japë propozim qeverisë ashtu që të gjitha këto shtëpi të cilat kanë qenë të prekura dhe që është deshur të ndërmarin hapa të ndryshëm dhe aktivitetet të ndryshme, në bazë të vendimit të këtij komisioni të formuar nga ana e qeverisë do të bëhet kompenzimi dhe zhdëmtimi I tyre”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi thotë se qeveria ka vendosur që të përpilojë plan konkret për ndërtimin e shtretërve të lumenjëve që ndihmuan katastrofën në fshatrat Shipkovic, Poroj, Reçicë e madhe si dhe Dobrosh.
 
Përpilimi i planit do të bëhet në konsultim me ekspertët e BE-së të cilët janë në teren. Qëllimi do të jetë zgjidhja afatgjate e problemit. 
 
“Aty do të propozohet që të bëhet një shtrat I lumit, por kjo do të jetë një zgjidhje teknike e cila pritet të bëhet në fazën e dytë. Te të gjithë është mendimi unik se ne duhet të jemi ata të cilët do ta zgjidhim problemin jo vetëm në fshatin Shipkovicë te procka por edhe në shtretërit e lumenjëve të tjerë, të zgjidhim situatën një herë e përgjithmonë që mos të meremi pastaj me sanimine atyre dëmeve”, shprehet ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi.
 
Banorët që kanë pësuar edhe në tokat bujqësore do të duhet që deri më 28 gusht të paraqesin dëmin në njësinë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë për tu dëmshpërblyer.
 
Pas përmbytjeve të 3 gushtit 324 familje të dëmtuara morrën nga 30 mijë denarë. Në xhirollogari të veçanta, komuna e Tetovës ka grumbulluar 3 milion e 424 mijë 760 denarë ndërsa Kryqi i Kuq 2 milion e 600 mijë denarë.
 
Edhe këto fonde sipas kryetares Arifi do të shpërndahen në mënyrën sa më transparnete për tejkalimin e situatës.
 
Fonde të grumbulluara 
 
Në xhirollogarinë e komunës së Tetovës 3 milion e 424 mijë 760 den
 
Në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq 2 milion e 600 mijë den
 
MERAL ISMAILI