Maqedoni

Kuvendi miraton ribalancin e buxhetit

20.08.2015 18:35

Me 62 vota për Kuvendi miratoi ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ribalancin e buxhetit për 2015-tën.

Realizimi  buxhetit për vitin 2015 në shtatë muajt e pare  është më i mire nga ajo që është pritur.
 
Të ardhurat e grumbulluara janë më të larta nga të planifikuarat tha Ministri Zoran Stavrevski i cili shtoi se të ardhurat kanë qenë më të mira nga viti i kaluar.
 
“Në shtatë muajt e parë të këtij viti kemi realizuar 92 miliard dhe 579 milion denarë të ardhura në buxhet cka është për 11 miliard dhe 160 milion deanrë ose për 13.7% më shumë nga viti i kaluar. Realizimi i të ardhurave mundësoi likviditet i buxhetit të jetë shumë i mirë me rregull të paguhen obligimet ndaj firmave. Te tvsh të ardhurat janë për 5 miliard dhe 142 milion denarë ose për 165 % më të larta nga viti 2014”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
 
Nga buxheti përfitojnë vetëm maqedonasit ndërsa shqiptarët edhe më tej përballen me mungesë elementare të infrastrukturës akuzuan nga PDSH.
 
“Përderisa tjerët flasin për teleferik, rrotë panoramike, fasada, fontana, rrugë e autostrada ne flasim për gropa ujë rrugë dhe ajër të pastërt. Kanë siguruar mirqenie begati dhe luks dhe ku jetojnë shqiptarët ka vuajtje varfëri skamje dhe diskriminim”, shprehet deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi. 
 
Nevoiten mjete shtesë për arsimin fillor dhe të mesëm tha Deputeti i BDI së Ramiz Merko.
 
“Borxhet në drejtim të shkollave në Manastir janë rreth 3 milion euro 200 milion denarë dhe mbi 100 milion ka paguar Komuna dhe mbi 100 milion jnë të papaguara. Nga ana tjetër edhe në Komunën e Strugës shkollat janë të bllokuara për mbi 1milon euro dhe nëse këtë nuk e bëjmë me rebalancin duhet ta bëjmë me buxhetin”, shprehet deputeti i BDI-së, Ramiz Merko.
 
Ndërkohë deputetët e VMRO së përkrahën rebalansin duke potencuar se rregullisht janë paguar rrogat pensionet dhe subvencionet dhe janë realizuar të gjitha masat për rritjen e ndihmës sociale.
 
FLUTURA LATIFI