Maqedoni
Grupi Punues asnjë marrëveshje finale
20.08.2015 18:51
Edhpse pritej finalizimi i marrëveshjeve për disa çështje, grupi punues edhe sot mbylli takimin pa asnjë marrëveshje...

Jozyrtarisht, mësohet se janë përafruar qëndrimet rreth listës zgjedhore dhe përbërjes së KSHZ-së, por sërish ka detaje që duhet finalizuar.
VMRO dhe LSDM janë shumë afër marrëveshjes për regjistrimin aktiv, përkatësisht lista zgjedhore do të perpilohet duke regjistruar të gjithë personat me të drejtë vote sipas parimit derë më derë. Këtë propozim mësohet se e kundërshton vetëm BDI-ja.
Çështja e dytë për të cilën palët thuaja janë dakorduar, është përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Palët pajtohen që Komisioni i Zgjedhjeve të përbëhet nga 9 anëtarë, edhe atë 3 të propozuar nga pushteti, 3 nga opozita dhe 3 anëtarë të pavarur. Përbërja e KSHZ-së të zgjidheet nga Parlamenti, me shumicë të cilësuar.
Ndërkohë, partitë mbeten me qëndrime shumë të ndryshme dhe kundërshtuese lidhur me votimin në diasporë.
Për diasporën, modelin zgjedhor dhe organizimin e njësive zgjedhore, sot kanë folë vetë krerët e dy partive maqedonase.
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruveski thotë se nëse ndërohet modeli zgjedhor atëherë VMRO propozon sistemin maxhoritar klasik, i cili sipas Gruevski favorizon kandidatin dhe jo partinë.
Ndërkaq, kreu i LSDM-së ka deklaruar se partia e tij propozon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore përfshi edhe diasporën.
Pavarësisht se ky propozim është në disfavor të partive të mëdha, Zaev thotë se me këtë favorizohet sistemi demokratik.
SHPËTIM NUREDINI
