Maqedoni

Vjedhje në trafostacionet e Velesit

20.08.2015 19:38

Binar bakri për lidhje të transformatorit është vjedhur nga trafostacioni në Ramina të Velesit...

Vjedhjen e zbuloi ekipi i EVN Maqedoni gjatë kontrollit, ndërsa rasti është paraqitur në polici e cila kreu ekspertizë në rastin e ngjarjes. Nga EVN Maqedoni informojnë se është shkaktuar dëm në objektin energjetik dhe dëmtim i aparateve tek një pjesë e shfrsytëzuesve.
 
Kjo është hera e pestë e vjedhjes së pajisjes energjetike nga trafostacionet në Veles për dy javë, prej të cilave tre trafostacione janë në pronësi të EVN Maqedonisë, ndërsa dy të NP "Derven", theksojnë nga EVN Maqedoni dhe bëjnë thirrje që të paraqitet çfarëdo lloj situate e dyshimtë në afërsi të trafostacioneve distributive.
 
Nga EVN konsiderojnë se për t'u tejkaluar dukuria e këtillë, nevojitet të veprojnë bashkarisht EVN Maqedonia, policia, vetëqeverisja lokale dhe qytetarët, ndërsa kompania tashmë ndërmori masa për mbrojtjen e tyre.
 
Po zbatohen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në të gjitha trafostacionet në qytet, ndërsa në ditët në vijim do të zbatohen edhe edhe në vendbanimet përreth.
 
Po sigurohen pjesët e hapura apo pjesët nëpër të cilat mund të hyjnë me dhunë hajnat. Do të ndriçohet edhe hapësira përreth apo në vetë hyrjen e trafostacioneve të cilët janë në zonë të errët.
 
Nga EVN paralajmërojnë se gjatë periudhës në vijim në qytet do të kryhen kontrollime të trafostacioneve të cilat ndodhen në vendet me rrezik më të madh, me qëllim që të veprohet në mënyrë paralajmëruese ndaj personave të cilët tentojnë të kryejnë vjedhje.
 
EVN Maqedoni thekson se të gjitha vjedhjet janë kryer në mënyrë të ngjashme, përkatësisht kryesi i panjohur ka hyrë me dhunë në trafostacion nëpërmjet hapjes për ventilim në pjesën e poshtme të dyerve për trafo hapësirës.
 
Presioni në trafostacion nuk është çkyçur he kryesi punon nën presion, që paraqet rrezik të madh edhe për jetën e hajnave dhe për rrethinën në përgjithësi.
 
Nga EVN theksojnë se qëllimi i hajnave janë pjesët e bakrit nga trafostacionet të cilat në tregun e zi edhe nuk vlejnë aq shumë sa për t'u rrezikuar jeta, por veprimi i shkakton dëme të mëha edhe rrjetit edhe shfrytëzuesve./mia