Botë

Korriku, muaji më i nxehtë në histori

20.08.2015 20:04

Korriku ka qenë muaji më i nxehtë në Tokë, prejse kanë nisur regjistrimet...

Temperaturat kanë qenë për 0.08 gradë më të larta se rekordi i mëparshëm, i vendosur në korrik të vitit 1998.
 
Shkencëtarët e Oqeanisë Kombëtare të SHBA-së kanë thënë se presin që 2015-ta të jetë viti më i nxehtë në histori.
 
Sipas tyre, ndryshimi i klimës globale dhe efektet e fenomentit të motit El Nino qëndrojnë prapa temperaturave rekorde./evropaelire