Botë

Carter: Turqia të bëjë më shumë për të luftura ISIS-in

21.08.2015 09:39

Turqia duhet të bëjë më shumë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter...

Shefi i Pentagonit ka thënë se Turqia i është bashkuar koalicionit kundër IS-it, por ajo duhet të shtojë edhe avionët e saj luftarakë në fushatën e sulmeve ajrore.

Duhet t’iu bashkohet sulmeve ajrore dhe duhet të bëjë më shumë në kontrollin e kufirit.

Ajo është vonuar, por po bën përpjekje të konsiderueshme tani, ka thënë Carter.

Përfshrija e Turqisë në luftën kundër IS-it deri më tash ka qenë e kufizuar dhe ajo duket të jetë më e përqendruar në luftën kundër militantëve separatistë kurdë.

Carter ka thënë se IS-i vazhdon të dërgojë luftëtarë dhe furnizime në Siri përemes kufirit turk.