Botë

Sulm i armatosur ndaj stacionit policor në Stamboll

21.08.2015 10:02

Një sulm i armatosur është kryer sot në mëngjes ndaj një stacioni policor në komunën Esenjurt të Stambollit, njoftoi "Huriet"...

Nuk ka të vrarë dhe të lënduar në sulmin, në të cilin dy sulmues kanë hapur zjarr rreth orës 6:40 ndaj një ndërtese katër katëshe të policisë.
 
Polica i është përgjigjur zjarrit menjëherë dhe e ka filluar këmbim zjarrin, por sulmuesit kanë arritur të arratisen.
 
Forcat e sigurisë, të ndihmuar nga helikopterët, e zhvillojnë operacionin për kapjen e kryerësve të sulmit. Në operacion marrin pjesë edhe njësitet speciale./mia