Futboll

Rabotniçki barazon 1-1 me Rubin Kazanin

21.08.2015 10:55

Pas tri fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi, në rrugëtimin e shkëlqyeshëm sivjet në Ligën Europa, Rabotniçki u ndal në Shkup...

Pas tri fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi, në rrugëtimin e shkëlqyeshëm sivjet në Ligën Europa, Rabotniçki u ndal në Shkup, duke luajtur 1-1, me gjigantin e futbollit rus, ekipin e Rubin Kazan.

Në ndeshjen e parë të raundit të play offit në garën më masive të futbollit evropian, “romantikët” nuk u dorëzuan deri në momentet e fundit të sfidës, edhe pse një kohë të gjatë luajtën me një futbollist më pak, shkaku I kartonit të kuq që e morri Millovan Petroviç.

Me këtë, të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski, dëshmuan edhe njëherë se jo rastësisht u gjetën në këtë raund të garave, ku erdhën pasi eliminuan ekipe si Flora, Jegllava dhe Trabzonspor.

Ishte ish reprezentuesi turk, Gokdeniz Karadeniz, ai I cili në minutën e 67-të, shfrytëzoi një rast para portës vendase, duke e dërguar topin në rrjetë, për epërsi të mysafirëve prej 1-0.

Pas kësaj, edhe përkundër faktit që ishin me një lojtar më pak, “romantikët” nuk u dorëzuan, ndërsa shpërblimi për lojën e tyre luftarake, erdhi në minutën e 86-të, kur së pari Alltiparmakoski goditi shtyllën e portierit mysafir, që më pas, më I gjindshëm të jetë Kire Ristevski, duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat me të cilin edhe u mbyll sfida.

Pas kësaj, Rabotniçkin tani e pret udhëtimi në Kazan, pas një jave, ku do të orvatet që të bëj surprizën e re të madhe dhe nëse ia del, do të bëhet skuadra e parë nga Maqedonia e cila ka arritur të garoj në fazën grupore të Ligës Europa. 

MUSTAFA ADEMI