Maqedoni

KE: Maqedonia ka të drejtë të kontrollojë kufijtë e saj, kujdes mbrojtjen e të drejtave të njeriut

21.08.2015 11:00

Kryetarja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, An Braser shprehi solidaritet me autoritetet e Maqedonisë...

Kryetarja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, An Braser shprehi solidaritet me autoritetet e Maqedonisë pas masave të ndërmarra në kufirin me Greqinë, por paralajmëron Qeverinë për implikimet e mundshme të këtij vendimi në pikëpamje të standardeve të Këshillit të Evropës.
 
“E ndaj shqetësimin e autoriteteve që tëpërballen me gjendjen deri më tani të paparë djhe serioze. Dua  të theksoj se të gjitha masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve duhet të jenë në pajtim me standardet e Konventës evropiane për të drejta të njeriut. Këshilli i Evropës ka instrumente adekuate në mënyrë që të sigurohet mbështetja adekuate. Unë do ta kontaktoj delegacionin parlamentar të vendit që të informohem për rolin të cilin APKE mund ta ketë” thuhet në deklaratën e Braser.
 
Kjo gjendje, theksoi ajo, edhe një herë konfirmon se fenomeni i migracionit dhe refugjatëve nuk është içka që mund të zgjidhet individualisht nga secili vend në veçanti, përkundrazi, kjo duhet të shqyrtohet nga perspektiva evropiane dhe globale, në të cilën të gjitha vendet e luajnë rolin e vet dhe ndërmarrin pjesë adekuate nga përgjegjësia.
 
“Unë për këtë çështje do të bisedoj me kryetarët e delegacioneve nacionale të Kuvendit (APKE) në takimin tonë të ardhshëm gjatë sesionit në shtator në vitin 2015″, konkludoi kryetarja e APKE-së, An Braser.
 
Ndërkohë Eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han, vlerëson se Maqedonia ka të drejtë, në pajtim me ligjet ndërkombëtare, ti kontrollojë njerëzit që dëshirojnë të hyjnë në territorin e saj dhe të ndalojë hyrjen e atyre të cilët nuk u përmbushin kriteret. 
 
“Komisioni e di vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në kufirin e saj jugor dhe verior. Komisioni është i përgatitur edhe më tej që ti jep ndihmë humanitare Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e press shërbimit të Eurokomesarit Johanes Hahn.  
 
Nga Komisioni gjithashtu rikujtojnë se Bashkimi Evropian ka siguruar 90.656 euro ndihmë humanitare për Maqedoninë, kur ishte prekur nga fluksi i emigrantëve, por se në fazën përfundimtare është pakoja e ndihmës dedikuar për Ballkanin perëndimor e cila “peshon” 8 milionë euro, e që do të realizohet në shtator.