Botë

Korea e Jugut- Kim Jong shpall “gjysëmgjendjen e luftës”

21.08.2015 11:04

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar trupat e vijës së frontit që të jenë në pozicione të luftës, pas një shkëmbimi të zjarrit me Jugun...

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se Kim ka shpallur “gjysmëgjendje të luftës”.

Sipas burimit të njëjtë, Kim ka urdhëruar trupat që të jenë “në çdo kohë të gatshme për operacione ushtarake”.

Tensionet janë rritur pasi Koreja e Veriut, të enjten, ka sulmuar me raketa Jugun, për të protestuar kundër transmetimeve propagandistike, që kanë rinisur pas një pushimi prej 11 vjetësh.