Botë

BE kritikon Sllovakinë, po diskriminon refugjatët

21.08.2015 11:23

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara kanë reaguar ndaj deklaratave të Sllovakisë...

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara kanë reaguar ndaj deklaratave të Sllovakisë, e cila ka thënë se do të ofrojë azil vetëm për 200 sirianë të krishterë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Sllokavisë, Michaela Paulenova, ka thënë se vendi i saj ka vendosur të pranojë vetëm të krishterë, sepse “ata kanë potencial të madh për t’u integruar në shoqërinë tonë”.

Ajo ka thënë se Sllovakia ka pak myslimanë dhe asnjë xhami.

“U bëjmë thirrje vendeve që të mos diskriminojnë”, ka thënë në reagimin e tij Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, për rajonin e Evropës Qendrore.

“Refuzimi i refugjatëve për shkak të fesë, është diskriminim i hapur”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.