Botë

Samiti i Vjenës diskuton edhe për emigrantët, liderët e ballkanit, përfaqësohen nga Vuçiç

21.08.2015 12:26

Çështja e migrantëve ilegalë, që është shndërruar në një problem edhe për Ballkanin pritet të dominojë samitin e Vjenës më 27 gusht...

Çështja e migrantëve ilegalë,  që është shndërruar në një problem edhe për Ballkanin pritet të dominojë samitin e Vjenës më 27 gusht, mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE.

Samiti do të drejtohet nga kancelari austriak Verner Faymann, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme Federika Mogherini.Këtë herë, liderët e Ballkanit do të përfaqësohen në konferencën përmbyllëse të samitit nga kryeminsitri serb Alexander Vuçiç dhe jo kryeminstri shqiptar Edi Rama.

Gjatë takimit mbahet edhe eventi që pritet të tërheqë më shumë audiencë se vetë Samiti. Kontinenti I vjetër pranoi tashmë sfidën e gadishullit Ballkanik, për të matur paraprakisht forcat në një ndeshje futbolli mes liderëve ballkanikë dhe komisionerëve evropianë.

Bashkimi Evropian kundër BE-së së ardhëshme, me një simbolikë që shkon në të njejtën linjë me proceset integruese të Ballkanit. Arbitër I ndeshjes do të jetë komisioneri Johanes Hahn.