Maqedoni

Gjevgjeli - Mijra njerëz ne tokën asnjëanëse, eskalon situata

21.08.2015 16:03

Mijra emigrantë, numri më i madh I të cilëve nga Siria, por edhe nga Afrika dhe Azia e kanë kaluar natën në zonën neutrale...

Mijra  emigrantë,  numri më i madh I të cilëve nga Siria, por edhe nga Afrika dhe Azia e kanë kaluar natën në zonën neutrale pas vendimit të djeshëm të qeverisë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe t'i mbyllë kufinjtë me Greqinë. 
 
Nga MPB-ja thonë se tani për tani po lejohet vetëm hyrja e personave në gjende të rëndë shëndetësore, dhe një numër i caktuar migrantësh që korrespondon me kapacitetin e shtetit për tu përkujdesur për ta.  
 
Paraprakish u njoftua për një polic të lënduar me thikë nga një emigrant por ky lajm u demantua më vonë. 
 
Mbyllja e kufijve dhe numri I shtuar I refugjatëve në tokën asnjëanëse, ka shtuar ndjeshëm tensionet.
 
Situata eskaloi kur  migrantët  u përpoqën të thyejnë kordonin policor dhe policia përdori shok bomba dhe gaz lotsjellës për të vënë nën kontroll gjëndjen. Disa migrantë ankohen për dhunën që është ushtruar nga forcat e sigurisë.
 
“Ne ikim nga lufta e Sirisë, këtu në Maqedoni na hedhin shok bomba” tha një refugjat nga Siria.
 
Përgjatë kufijve janë vendosur forca policie dhe automjete të blinduara, si dhe janë ngritur gardhe me tela me xhemba për të ndaluar valën e emigrantëve nga Greqia të hyjnë në në vendin tonë.
 
Deri tani në vend janë regjistruar mbi 41 mijë emigrantë nga vende të ndryshme afrikane dhe të Lindjes së mesme. 
 
Nga UNHCR ndërkohë, I bëjnë thirrje Shkupit zyrar të mos ndalojnë në kufi refugjatët. 
 
"Këta janë refugjatë në kërkim të mbrojtjes dhe nuk duhet të ndalohen”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Melissa Fleming.
 
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” me fatin e atyre që janë të bllokuar në “tokën e askujt” dhe ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ndihmë urgjente humanitare.
 
FATOS MUSLIU