Botë

Uashington – Zjarret jashtë kontrollit, kërkohet evakuimi i banorëve në Tonasket

21.08.2015 14:11

Banorët e Tonasket në Uashington janë lajmëruar për të evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të flakëve masive të zjarrit...

Banorët e Tonasket në Uashington janë lajmëruar për të evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të flakëve masive të zjarrit që kanë përfshirë këtë zonë ndërsa ata që tashmë janë evakuuar nga malet Kaskade, janë të shqetësuar për pronat e tyre, që kanë mbetur tashmë në mëshirë të fatit.

Zjarrëfikësit po luftojnë me flakët e mëdha të zjarrit që kanë përfshirë pyjet në një sipërfaqe prej 357 metër katror.

Zjarri dogji pyjet dhe dhjetëra shtëpi edhe në qytetin fqinj, Tuist, ku banorët u evakuuan që prej të mërkurës.

Zjarrëfikësit kërkuan ndihmën e ushtrisë amerikane dhe ekipeve të mbërritura nga Kanadaja, ndërsa janë mobilizuar në terren ekipe edhe nga Australia dhe Zelanda e Re, që po mundohen të shuajnë zjarret nga ajri.

Situata është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, për shkak të erërave që kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve.