Maqedoni

Një shofer e humbi jetën në një aksident në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë

21.08.2015 14:24

Një shofer 43 vjeçar e humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë në udhëkryqin në rrugën lokale për në fshatin Godivje...

Policia sot informon se fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 17 kur 43 vjeçari Lazo.N e ka humbur kontrollin mbi automjetin "Zastavë 101" dhe ka kaluar në anën e majtë të rrugës.
 
Me ç'rast me pjesën e përparme të automobilit është përplasur në murin e çimentos nga puseti për ujë atmosferik i cili ka qenë në ndërtim.
 
Ekipi i ndihmës së shpejt ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas autorizimit të prokurorit publik, ekipet policore nga SPB Ohër kanë kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë.
 
Me urdhër të prokurorit publik do të kryhet autopsi mbi turpin e të vdekurit dhe ekspertizë mbi automjetin motorik për udhëtim./mia