Maqedoni

Fondi për sigurim shëndetësor, pagesë e përshpejtuar e pushimeve mjeksore

21.08.2015 14:31

Fondi për sigurim shëndetësor përmes një softveri të ri do të realizojë në kohë pagësat për pushim mjeksor dhe pushim të lindjes...

Tani këto kompenzime do të lëshohen çdo muaj në te njëjtën kohë kur kryehen pagat e të punësuarve në Fond dhe e njeta nuk varet nga paga kur e lëshon punëdhënësi.
 
Nga fondi Shëndetësor njoftuan se pagesat e pushimit të lindjes Fondi do ti realizojë edhe në rastet kur ndërkohë, të siguruarës i mbaron marrëveshja e punës.
 
Përllogaritje e shpejtuar e kompenzimeve është për shkak të lidhshmërisë elektronike me institucionet kompetente.
 
“Kompenzimi i pushimit mjekësor dedikohet për sëmundje, lëndime ose kujdesin shëndetësor, ndërsa kompenzimi i pushimit të lindjes dedikohet për lindje, përshtatshmëri dhe adoptimin e fëmijës.Për ta realizuar si të sukseshëm këtë projekt, Fondi mundësoi zgjidhje të re softverike ashtu që, pagesat e kompenzimeve të pushimit mjekësor dhe të lindjes të kryhen në kohë të njejtë kur kryhet paga e të punësuarve të tjerë”, shprehet drejtori i fondit për sigurim shëndetësorë Orhan Ramadani. 
 
Numri i përgjithshëm i pushimeve të lindjes për tre muajt e fundit është 19.209 të siguruar për të cilët është 97% e pagesës ndërsa 3% janë rezultat i gabimeve nga ana e punëdhënësit dhe të njëjtat priten të korigjohen njoftuan nga FSSH.
 
Për vitin 2015,10 % nga buxheti i saj i përgjithëshëm Fondi ka siguruar  për pagesat e pushimeve mjekësore dhe të lindjes.
 
FLORIJE KAMBERI