Maqedoni
Lubin-Perurohet rruga e re Xhaferi -Murati: Vazhdojmë investimet
21.08.2015 14:41
Fshati Lubin në Saraj është bërë me rrugë të asfaltuar. Projekti kap vlerën rreth 7 milion denarë, ndërsa gjatësia e rrugës është rreth 1.5 kilometra...

Zv Kryeministri Musa Xhaferi tha se Komuna e Sarajit nga nje komunë rurale, po transformohet në një Komunë urbane , si dhe një zonë ku mund të zhvillohet turizmi.
“Pushteti qëndror bashkë me pushtetin lokal do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë, në shkolla, çerdhe, ujësjellës, plane urbanistike që pastaj kur të kompletohet komuna e Sarajit ka parakushte më të mira ndoshta të të gjitha komunave të Kryeqytetit për zhvillimin e Turizmit”, tha Musa Xhaferi, Zv Kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ne edhe njëherë komuna e Sarajit dëshmojmë përkushtimin që e kemi ndaj përmirësimit të infrastrukturës nëpër të gjitha vendbanimet. Ne si komunë e Sarajit absolutisht që do të vazhdojmë edhe me projekte tjera,kërkesë e radhës e cila është menduar si prioritet nga ana e vetë banorëve te këtij vendbanimi është rregullimi i ndricimit rrugor,respektivisht ndërrimi i poceve elektrike gjë të cilën besoj brenda dy muajve të ardhshëm do të përfundojë jo vetëm në këtë vendbanim por edhe në të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit”, tha Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Sarajit
Murati theksoi se vazhdojnë edhe me projekte tjera,dhe në kuadër të fondeve IPARD kanë fituar rreth 40 milion denarë që do ti shfrytëzojnë për hartimin e planeve urbanistike ,ndërsa pjesën tjetër për asfaltimin e rruges nga vendbanimet Grcec-Krushopek deri në Nerez të Mesëm.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
