Maqedoni

Për fundjavë pa rrymë do të mbeten disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës së Shkupit

21.08.2015 15:12

Për shkak të ndërhyrjeve në elektrosistem, pa energji elektrike nesër dhe pasnesër do të mbeten pjesë të Butelit, Gazi Babës, Ilindenit dhe Karposhit...

Nesër pa energji elektrike, në periudhë prej orës 7 deri në orën 12 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Butel, Rrugës së Lubetenit në komunën Butel dhe shfrytëzuesit në fshatrat Smilkovc, Creshevë dhe Bullaçan në komunën Gazi Babë.
 
Të dielën prej orës 6:30 deri në orën 8:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga një pjesë e vendbanimit Ilinden në komunën Ilinden dhe vendbanimin Jurumleri në komunën Gazi Babë.
 
Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:30 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të objekteve në kompleksin Shën Jovani në lagjen Zllokuqan në komunën Karposh./mia