Botë

SHBA, të shtëna me armë pas një ndeshje basketbolli, 3 të vrarë

21.08.2015 15:17

Tre të vrarë dhe 4 të plagosur është bilanci i të shtënave pas një ndeshje basketbolli në Rochster, Nju Jork...

Shefi i policisë së Rochester, Michael Ciminelli, tha se të shtënat kanë ardhur nga një makinë, nga e cila është qëlluar në drejtim të një turme që po largohej pas ndeshjes së basketbollit. 
 
Autoritetet kanë identifikuar njërin prej viktimave, i cili është një 17-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës nga 20 deri në 29 vjeç. 
 
“Nga të dhënat e para, konflikti nuk ka nisur gjatë ndeshjes së basketbollit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Michael Ciminelli.
 
Ndërsa, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se autoritetet lokale po punojnë për të vënë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.