Gjendja e jashtëzakonshme, ulet numri i migrantëve në Gjevgjeli dhe Tabanoc
Numri i shtuar i forcave policore dhe ushtrisë në kufirin me Greqinë, ka bërë që të ulet numri i migrantëve ilegalë nëpër qytetet e vendit...

Shinat përeth stacionit hekurudhor në Gjevgjeli dhe parku I refugjatëve, që deri dje ishin plot, sot janë të zbrazura.
Ekipet e TVM filmuan vetëm cfarë kishte mbetur nga qëndrimi I qindra refugjatëve.
Në mëngjes këtu kishte vetëm disa emigrant të cilët arritën të kalojnë kufirin dhe pasi morën dokumentet për qëndrim tre ditor në vend, me tren special u nisën drejt Tabanocit.
Të punësuarit atje po merren me sanimin e dëmeve të shkaktuara nga fluksi I papërballueshëm e migrantëve që kaq kohë e përdorin këtë stacion si vend pushimi dhe fjetjetje i migrantëve sot është ulur edhe në kufirin verior.
Banorët e fshatit Tabanoc të Kumanovës, mbi binarët hekurudhor, informojnë se nuk ka fluks të migrantëve ilegalë.
Nga Ndihma e shpejtë Kumanovë në mëngjes konfirmuan se nuk kanë intervenuar në Stacionin hekurudhor në Tabanoc.
Nga organizata komunale e Kryqit të Kuq Kumanovë informojnë se aktivistët e tyre ndihmojnë në kufirin jugor dhe se vendkalimi hekurudhor Tabanoc nuk ka nevojë për angazhim më të madh, sepse nuk ka fluks të migrantëve.
BESIM ABDULAI
