Maqedoni

Nga shtatori s’do ketë lustrim, kuvendi miratoi ndryshimet ligjore

21.08.2015 17:33

Nga një shtatori zyrtarisht ndërpitet lustrimi në Maqedoni. Kjo erdhi pas votimit të 63 deputetëve për shfuqizim të ligjit për lustrim...

Ndërkaq Mandati i Komisionit për verifikimin e fakteve në të ardhmen do të jetë dyvjeçar.

Propozimi për shfuqizim të ligjit për lustrim erdhi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski dhe deputetët e BDI-së Talat Xhaferi e Rafiz Haliti, pasiqë procesi i lustrimit shumë herë u cilësua si politik.

Për herë të parë ligji për lustrim ishte miratuar në vitin 2008.

Personat e identifikuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të ish Jugosllavisë nuk mund të ushtronin detyra publike. Më pas në vitin 2012 kuvendi miratoi ligjin e ri për lustrim.

Me këtë ligj u zgjerua lustrimi duke përfshirë periudhën e pavarëisë së Maqedonisë deri në vitin 2006.

Me këtë verison të ri gazetarët, sektori civil, dhe anëtarë të partive politike nuk ishin të detyruar të paraqisnin deklaratë deri te komisioni për lustrim.

Ligj atëherë morri mbështetjen vetëm të partive në pushtet.

Nga miratimi I ligjit e deri më tani kur ajo edhe u shfuqizua janë lustruar 199 persona, në mesin e tyre edhe 35 të ndjerë.

Materialet të cilat kanë dëshmuar bashkëpunim të personave të caktuar me shërbimet sekrete janë publikuar edhe në ëeb faqen e Komisionit për Lustrim.

Nga një shtatori zyrtarisht ndërpitet lustrimi në Maqedoni. Kjo erdhi pas votimit të 63 deputetëve për shfuqizim të ligjit për lustrim. 

MERAL ISMAILI