Maqedoni
Prokurori special, grupi punues numëron në vend
21.08.2015 17:49
Çështja e prokurorit special edhe më tej mbetet pika më e vështirë në tryezën e bisedime të grupit punues...

Edhe në takimin e fundit, palët nuk kanë gjetur një zgjidhje kompromisi.
VMRO DPMNE këmbëngul në propozimin e saj që prokurori special të rregullohet në kuadër të Ligjit për prokuror publik, me akte nënligjore.
Nga ana tjetër, LSDM nuk lëviz nga qëndrimi se prokurori special duhet të rregullohet me një ligj special, të ketë ekipin e tij dhe buxhet të bollshëm, si parakusht për të patur autonomi të plotë.
Siç duket, palëve nuk u ka mjaftuar ndihma e ekspertëve të huaj ose nuk gjejnë kurajën për të themeluar institucionin e cili, kushtimisht thënë, do të pastronte figurën e kryeministrit, i përfshirë në pjesën më të madhe të skandalit me përgjimet në masë, por edhe figurën e kreut të LSDM-së kundër të cilët janë ngritur dy aktakuza, rasti “Puç” dhe “Mitmarrje”.
Çështja e Prokurorit special është diskutuar në takimin e parë të grupit, ku ekspertit irlandez, Xhejms Hamilton, ka propozuar modelin irlandez dhe atë amerikan për zgjedhjen e prokurorit, dhe në takimin e së martës.
Prokurori special duhet të zgjidhet më së voni deri më 15 shtator. Ky është afati i paraparë në protokollin e marrëveshjes së dy qershorit.
Përveç mënyrës së zgjedhjes dhe kopetencave të prokurorit special, një çështje tjetër e vështirë për kompromis do të jetë vetë kandidati për prokuror, i cili duhet të merr pëlqimin e të katër subjekteve politike të përfshira në bisedime.
Nësë partitë politike nuk ia dalin të dakordohen për kandidatin, atëherë nuk përjashtohet mundësia që kandidatin ta propozojnë ndëmjetësuesit, përkatësisht SHBA-të dhe BE-ja.
Ndërkaq, ekspertë të fushës kanë theksuar se përveç prokurorit special duhet themeluar edhe një gjykatë speciale. Në të kundërtën puna e prokurorit special mund të dështojë në gjykata.
Edhepse afati për zbatimin e marrëveshje së dy qershorit po rrjedh pa asnjë dakordimin, grupi punues nuk do të ketë takime gjatë fundjavës.
Takimi i rradhës pritet të mbahet ditën e hënë, kur do të vazhdojnë bisedimet për Kodin Zgjedhor dhe KSHZ-në.
SHPËTIM NUREDINI
