Maqedoni
BFI ndan ndihma për tetovën, 300 pako ushqimore dhe 2 milionë denarë
21.08.2015 18:32
BFI ndau sot në Tetovë 300 pako ushqimore dhe ndihma në të holla prej 2 milion denarësh për banorët e prekur nga vërshimet e fillim gushtit...

Ndihmat janë grumbulluar në të gjitha xhamitë e vendit në kuadër të një akioni humanitar të inicuar nga institucioni më I lartë islam në ven.
Ndihmat do të shpërndahem përmes imamëve të xhamive të zonave të prekura, ndërkohë që Myftinia e Tetovës tashmë ka bërë listën e familjeve që janë prekur nga përmbytjet.
Aksioni do të vazhdojë edhe në ditën e ardhëshme ku do të ndahen edhe 300 pako të tjera. Përveç produkteve ushqimore, pakot përfshijnë edhe mjete higjienike.
