Botë

Raporti i NOAA, Korriku, muaji më i nxehtë i 2015-s

21.08.2015 20:23

Korriku ka qënë muaji më i nxehtë i të gjithë vitit në mbarë botën, në çdo ditë të tij, duke shënuar edhe temperatura rekord...

Raporti publikohet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetem pak kohë përpara se liderët botërorë të nënshkruajnë marrëveshjen klimaterike në Paris.
 
Sipas kësaj qëndre, në muajin korrik, në mbi 10 shtete, kryesisht Arabinë saudite dhe Lindjen e Mesme, temperaturat shënuan rritje rekord, duke i kaluar të 60 gradë celcius por edhe temperature globale e oqeaneve shënoi një rekord të ri.
 
Temperaturat e korrikut në mbarë botën nuk ishin parë në këto nivele që prej verës së vitit 1880, ku në Gjermani temperaturat arritën në pothuajse 62 gradë.
 
7 muajt e parë të vitit, nga janari në korrik ishin gjithashtu më të ngrohtat e 20 viteve të fundit, me temperaturat minimale mesatarisht 1-2 gradë celcius.
 
Ky është një rekord i ri i paparashikuar më herët ndërsa 2014-ta u shpall edhe nga agjencia hapësinore NASA si viti më i nxehtë mbi tokë, një fakt ky që u përdor nga Shtëpia e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara si një fakt i qartë për të ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për tu përballur me ndryshimet klimaterike.
 
Një nga qëllimet e bisedimeve nga ana e Kombeve të Bashkuara është të ndalojnë rritjen e temperaturës në shkallë globi, përndryshe sipas shkencëtarëve bota do të përballet me përmbytje gjithnjë e më të mëdha, thatësirë, stuhi dhe nivel gjithnjë e në rritje të deteve e oqeaneve.
 
Në fillim të muajit gusht, administrate Obama zbuloi “Planin Patsrues”, që do të jetë në qendër të strategjisë për ndryshimet klimaterike, që synon të reduktojë emetimet e karbonit nga termocentralet. Shtetet e bashkuara duan të kenë rolin drejtues në arritjen e marrëveshjes për ndryshimet klimaterike, në samitin që do të mbahet në Paris në muajin dhjetor.