Botë
Greqi, Ministri i Mbrojtjes qëllohet me vezë nga protestuesit në ishullin Kos
21.08.2015 21:25
Kryetari i Partisë së Pavarur greke dhe njëherazi ministër i mbrojtjes Panos Kammenos nuk është mbrojtur si duhet nga autoritet e sigurisë së tij...

Ministri është sulmuar me vezë nga disa protestues teksa po vizitonte ishullin Kos në Egje.
Video është publikuar nga mediat lokale dhe sipas të përditshme greke Kathimerini ministri është qëlluar nga protestues të inatosur të cilët ishin rebeluar nga qeveria greke për mos menaxhimin e krizës e emirgantëve dhe refugjatëve në ishull.
Kammenos, njihet si mbështetës i lëvizjeve anti-shqiptare në Greqi dhe para pak kohësh paralajmëroi se do të shtonte trupat greke për të patrulluar kufijtë me vendin tonë.
