Botë
Pas 4 vjetësh, Britania do të rihapë ambasadën e saj në Iran
21.08.2015 21:58
Britania do të rihapë ambasadën e saj në Iran këtë fundjavë, pothuajse 4 vjet pasi protestuesit...

Britania do të rihapë ambasadën e saj në Iran këtë fundjavë, pothuajse 4 vjet pasi protestuesit shkatërruan rezidencën elegante të ambasadorit atje dhe dogjën flamurin britanik.
Sekretari britanik Philip Hammond do të udhëtojë në fundjavë drejt Iranit për të rihapur ambasadën tonë atje, u shpreh një burim diplomatic britanik për agjencinë reuters.
Pas më shumë se një decade trazirash në Lindjen e Mesme, që përfshiu edhe republikën islamike, Britania po përpiqet të përmirësojë marrdhëniet dhe lidhjet me Iranin, rezervat e gazanit natyror të të cilit janë edhe më të mëdha se ato të Rusisë.
Ministri britanik do të ketë takime të shtunën dhe të dielën me presidentin Iranian Hasan Rouhani dhe me ministra të kabinetit qeveritar.
Me perspektivë në heqjen totale të sanskioneve ndaj iranit, bizneset e huaja tashmë janë gati të investojnë dhe të kthejnë sytë drejt këtij shtetit, komb me 80 milionë banorë, ekonomia e të cilit është rrudhur ndjeshëm.
Pas rihapjes së ambasadën, zyrtarët e lartë britanikë që do të shoqërohen edhe nga disa biznesmenë të mëdhenj, do të vizitojnë me autobus edhe rafineritë e naftës në Iran.
Deri në emërimin e ambasadorit britanik në Teheran, ambasada do të drejtohet nga Ajay Sharma, i ngarkuari me punë i britanisë së madhe në Iran.
Në nëntor të 2011, protestuesit Iranian shkatërruan gjithcka në ambasadë, duke shkëputur lidhjen e internetit, telefonike, shkatërruan cdo pajisje, automjete, thyen xhamat dhe në fund i vunë flakën flamurit britanik, pas sanskioneve të vendosura nga Londra ndaj Teheranit.
