Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm

22.08.2015 12:04

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në pjesët perëndimore dhe lindore në disa vende pritet të jenë më intensive.
 
Pasdite në pjesët jugore do të ketë shi lokal të rrëmbyeshëm me bubullima të rralla.
 
Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verior dhe verilindor. Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 28 gradë Celsius.
 
UV indeksi do të jetë 6.
 
Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.
 
Nga e diela vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritje të lehtë të temperaturës së ditës./mia