Maqedoni
Komunikacioni i rrjedhshëm nëpër rrugë të thata
22.08.2015 12:27
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
