Maqedoni

Ministrja e jashtme kroate: Kroacia do ta ndihmojë Maqedoninë me emigrantët

22.08.2015 15:44

Ministrja e punëve të jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq ftoi për ndihmë urgjente për Republikën e Maqedonisë...

Ministrja e punëve të jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq ftoi për ndihmë urgjente për Republikën e Maqedonisë e cila po përballet me krizën e emigrantëve.
 
“Maqedonisë dhe refugjatëve që gjenden në zonën kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë duhet që t`i ndihmohet, dhe Kroacia do ta bëjë këtë gjë. Ne do ta ngrisim këtë çështje gjatë kohës së takimit të vendeve të Ballkanit perëndimor të enjten në Vjenë. Aty marrin pjesë edhe Sllovenia, Austria dhe Gjermania. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe gjatë kohës së takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg me 4 shtator”, sqaroi Pusiq.