Maqedoni
Ivo Kotevski: Zyrtarët policorë janë mbrojtur nga emigrantët
22.08.2015 16:05
Ministria e punëve të brendshme mohon të është përdorur forcë e tepruar ndaj emigrantëve të cilët dje kanë arritur në kufirin Maqedono–Grek...

Për Ministrinë e punëve të brendshme është e papranueshme nëse zyrtarët policor janë sulmuar, e të mos kanë të drejt të mbrohen ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, ivo Kotevski duke shtuar se në mesin e emigrantëve kishte grupe të caktuara nga emigrantët ilegal të cilët e gjuajtën me gur policinë dhe deshën me dhunë ta kalojnë kordonin policor.
“Konferenca e Organizatave joqeveritare ngjante në pres konferencë partiake . Në faqen tonë të internetit mund të shikohet se policia nuk veproi në ofanzivë, policia e mbrojti kufirin shtetëror dhe policia ka autorizime për ta mbrojtur vetveten. Kishtë grupe të ckatuara të emigrantëve ilegal të cilët gjuajtën me gurë drejt policisë dhe me dhunë deshën të kalojnë kordonin policorë.Nëse ato organizata jo qeveritare duan që të sugjerojnë se Maqedonia duhet të jetë shteti i vetëm që nuk duhet ta mbroj kufirin e saj, për ne kjo gjë është e papranueshme. Policia e mbrojti kufirin maqedonas”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së
Ministria e punëve të brendsëshmë sëbashku me armatën e Maqedonisë vepron ne pajtueshmëri me vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës.
Për momentin situata akoma eshtë e tensionuar, por 24 orët e fundit nuk është regjistruar ndonjë incident.Kotevski theksoi se nga ana e kufirit Grek nuk ka polici edhe pse bëhët fjale për vend anëtare të Bashkimit Evropiana dhe se Policia dhe armata Maqedonase është foca e vetmë që po mbron kufirin.
Kotevski informoi se në mënyë selektive po lëshohet numër i kufizuar i emigrantëve ilegal të cilat shteti ka kapacitet ti trajtojë.
Në 24 orët e fundit kufirin me Greqinë kanë arritur të kalojnë rreth 830 persona prej të cilëvë 163 fëmi.
Prej këtye 830 personave të cilët kanë marrë vërtetim për azil në Maqedoni numri më i madh është nga Siria 733 persona më pas nga Iraku, Avganistani dhe Bangladeshi.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
