Maqedoni

Ministria e punëve të jashtme: Duhet zgjidhje e përbashkët e problemit nga BE

22.08.2015 16:31

Për problemin me migrantët është e nevojshme që Evropa të sigurojë përgjigje të përbashkët, pasi që asnjë vend nuk mund ta zgjidhë problemin vetë me resurse personale...

Ndihma për Maqedoninë nga Brukseli, tani për tani është simbolike. Presim trajtim nga BE-ja sikur të jemi vend anëtar, deklaroi sot në Ohër ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
 
“Kërkojmë zgjidhje që të përballemi me një fluks shumë të madh. Nga një dinamik të zakonshme prej 500-600 emigrantëve të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë jemi përballur me një situatë në të cilën disa mijëra vijnë përnjëherë. Dërguam apel të sërishëm për ndihmë nga BE-ja, jemi në komunikim dhe mendojmë se KE-ja duhet të përfshihet në pjesën e kësaj zgjidhje. Në këtë moment kjo ndihmë është simbolike dhe barrën kryesore e mbajnë institucionet e Maqedonisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për aspekt financiar, por edhe për humanitar, për njerëzit të cilët e braktisin vendin e tyre i cili është i përfshirë në aktivitete luftarake dhe ku jeta iu rrezikohet. Këta njerëz mund të përkujdesen vetëm nëse Evropa siguron përgjigje të përbashkët. Në këtë moment kjo megjithatë mungon”, tha Nikolla Popovski, Ministër i punëve të jashtme.
 
Popovski tha se do të bëhët përpjekje maksimale që migrantët të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë të jenë të regjistruar.
 
Ata që do të jenë të vendosur për të kërkuar azil të marrin trajtim të nevojshëm, ndërsa ata të cilët dëshirojnë ta vazhdojnë udhëtimin, ta bëjnë të njëjtën gjë.Përpjekje maksimale sipas shefit të diplomacisë është investuar edhe për trajtim human, por fizikisht përballja me një fluks aq të madh të emigrantëve është e pamundur.
 
Popovsi shtoi se zgjidhja e propblemit për momentin është afatshkurtër, përderisa akoma nuk ka zgjidhje të përbashkët e cila do ta përfshijë edhe KE-në. 
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI