Bot
Jemen, dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore
22.08.2015 17:00
Me dhjetëra të vrarë është bilanci nga sulmet ajrore në Jemen, ndërsa shumë shtëpi janë shkatëruar...

Me dhjetëra persona, shumë prej tyre civilë mbetën të vrarë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në jugperëndim të Jemenit, në qytetin e Taizit.
Agjencia e lajmeve SABA, e cila është kontrolluar nga lëvizja Houthi, tha se sulmet ajrore kishin si shënjestër pallatin Taiz dhe lagje Sala, e cila dominohet nga popullsia Houthi.
