Regjistrimi në shkollat e mesme të Gostivarit
Në koordinim me drejtoritë e shkollave, Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit...

Në koordinim me drejtoritë e shkollave, Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit ka bërë të gjitha parapërgatitjet që regjistrimi i 24 Gushtit të vijojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Ky departamenti fton nxënësit që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014/2015, dhe që ende nuk janë regjistruar në shkollë të mesme, ta shfrytëzojnë afatin e Gushtit i cili është edhe afati i fundit, për tu përcaktuar dhe regjistruar në njërën nga katër shkollat e mesme publike.
Në një njoftim publik të Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gostivarit thuhet: “Njoftojmë prindërit dhe nxënësit se afati i fundit i regjistrimeve në shkollat e mesme është më 24 Gusht, pra ditën e hënë. Vende të lira ka në të gjitha shkollat e mesme publike. Në Shkollën e Mesme Komunale "Gostivar", vende të lira për në afatin e Gushtit ngelën edhe 301. Në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë "Gostivar", vende të lira ka edhe 167. Në Shkollën e Mesme Teknike Komunale "Gostivar", si zakonisht, ka më së shumti, 636, ndërsa në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale "Gostivar", ka edhe 400 vende të lira”.
Në fund të këtij njoftimi ftohen prindërit dhe nxënësit që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014/2015, ta shfrytëzojnë afatin e fundit ligjor për tu regjistruar në njërën nga katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit.
Para fillimit të procesit edukativo-arsimor, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta realizoi një takim pune me gjithë drejtorët dhe udhëheqësit e institucioneve parashkollore, shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit.
Qëllimi i takimit ka qenë njohja me punët, nevojat dhe problematikat që i kanë shkollat në veçanti për pagesën e obligimeve të harxhimeve rrjedhëse, transportin e nxënësve, higjiena si dhe çështje tjera.
Kryetrari Bejta kërkoi nga udhëheqësit e institucioneve shkollore që të vazhdoje puna dhe angazhimi maksimal duke bërë punë të mira që do ti ndjejnë nxënësit dhe prindërit, me c’rast ka bërë të ditur se komuna çdo herë u ka asistuar shkollave me pagesën e harxhimeve rrjedhëse dhe se prej fillimit të këtij viti e deri më tani komuna e Gostivarit për shpenzimet e shkollave ka paguar mbi 17 milion denarë.
LULZIM HAZIRI
