Maqedoni
Agjensioni Fitch konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë
22.08.2015 18:01
Agjencia kreditore Fitch e ka konfirmuar rejtingun kreditore të Maqedonisë...

Si bazë për dhënien e notës për Maqedoninë, agjensioni Fitch e ka marë ritjen e Bruto prodhimit Vendore dhe zhvillimin shoqerore te vendit.
Fitch e ka vleresuar biznis klimen e Maqedonisëdhe ka potencuar se Maqedonia është ndër 30 vendet më ekonomi me të mirë në bote për bërje të biznesit sipas rang listës së Duing Biznis.
Fitch ne raporrtin e tij e ka vleresuar edhe zvogelimin e papunesise për 10 % respektivisht nga 37% ne vitin 2005 në 27 % për këtë vit.
Sektori bankar ne Maqeoni është përshkruar si mirë i kapitalizuar dhe me likuiditet te lartë duke përfshirë edhe dy banka të cilat jane me pronesi greke.
Si rezik është nenvizuar situata politike vendore e cila pritet të tejkalohet me zbatimin e mareveshjes së nënshkruar nën mbikqyrje të Komesarit Han.
Sipas parashikimeve te agjensionit Fitch, Maqedonia edhe në të ardhmen do të vazhdojë të zbatoje politike stabile monetare dhe fiskale.
Maqedonia është një nga vendet e ralla në rajon dhe me gjërë e cila ka aritur ta mbaje rejtingun e njejtë kreditore për një kohë kaq te gjatë.
Gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar rejtingu kreditorë i është zvogeluar Kroacisë, Serbisë, Turqisë, Bullgarisë, Sllovenisë , Rusisë dhe disa vendeve të tjera.
BESIM ABDULAI
