Maqedoni
Organizata Legis: Emigrantët trajtim dhe kushte johumane
22.08.2015 18:45
Emigrantët akoma vazhdojnë të ankohen për trajtim johuman nga ana e policisë së maqedonisë...

Emigrantët akoma vazhdojnë të ankohen për trajtim johuman nga ana e policisë së maqedonisë, por jo në atë masë sa ditën e djeshme njoftojnë nga Organaizata joqeveritare Legis.
Sipas kësaj organizate gjendja akoma është dramatike, munogojnë kushtet themelore ushqim dhe veshëmbathje ndërsa kryqi i kuq është present me të sëmurët dhe të lënduarit.
“Gjendja në kufirin Maqedoni Greqi edhe sot është dramatike ashtu siç ishte dje me atë se numri i refugjatëve është në rritje .Aktivistët që ndodhen në afërsi të kufirit dëshmojnë për përdorim të shok bombave ,shok granatave dhe plumbave të gomës gjithashtu refugjatët që lejohen nga policia maqedonase kur vinë në stacionin hekurudhorë më tej ankohen në trajtimin johuman por jo në atë mase sikurse dje. Vinë një numër i madh i fëmijëvë të traumatizuar të cilët natën kanë kaluar në mes të zonës të cilët janë të lagur ,me rroba të pa pastra me këpucë të shkatërruara, të uritur dhe të friguar”, tha Mersiha Smailoviq, nga Organizata “Legis”
Smailoviq nga Organizata Legis u shpreh se edhe pse Maqedonia është nënshkruese e të gjitha konventave për të drejtat e fëmijëve, aspak nuk po kursehen fëmijët,gratë shtatëzëna, të moshuarit dhe të sëmurët në këtë situatë.
Prioritet të vetëm kanë vetëm kalimin e kufirit edhe pse aty kalojnë më shumë se 20 orë .
Edhe pse njëra nga qëllimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte për shkak të vendosjes së marrëvdhënieve më humane dhe koridorit humanitar për refugjatët një gjë e till nuk po ndodh tha Smailoviq.
Organizta Legis ka ndarë mbi 2000 pako me ushqim ndërsa në stacionin hekurudhorë sot gjenden rreth 1000 emigrantë.
Tren me rreth 300 emigrant sot rreth orës 5 e 15 është nisur nga Gjevgjelia për në Tabanoc, informuan nga Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli.
Prej atje sqaruan se për sot janë paralajmëruar më shumë trena të parregullt për transportin e emigrantëve.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
