Botë

Tregjet e aksioneve, rënie në të gjithë botën

22.08.2015 19:36

Tregjet e aksioneve pësuan rënie në të gjithë botën, ndërsa indeksi FTSE 100 i Londrës regjistroi humbjet më të mëdha javore të të gjithë vitit...

Tregjet e aksioneve pësuan rënie në të gjithë botën, ndërsa indeksi FTSE 100 i Londrës regjistroi humbjet më të mëdha javore të të gjithë vitit, pasi të dhënat e dobëta të industrisë përpunuese në Kinë shtuan frikën mbi situatën e ekonomisë globale.
 
Pikiatë aksionesh pati edhe në “Wall Street”, ndërsa e premtja solli gjithashtu dhe një tjetër tkurrje të çmimit të naftës amerikane.
 
Për të parën herë që nga fillesat e krizes financiare, nafta bruto në Nju Jork u shit më pak se 40 dollarë fuçia.