Maqedoni
Ndërprerje e mundshme e furnizimit me ujë në fshatin Dobri Dol
23.08.2015 12:59
Banorët e fshatit Dobri Dol në komunën e Sopishtës është e mundur që nesër të mbeten pa ujë të pijshëm...

Ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të pastrimit dhe klorinimit të rezervuarit Dobri Dol, e cila do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet - Shkup./mia
