Maqedoni

Cavkov: Siguria e banorëve të gjevgjelisë na detyroi që të marrim masa në kufirin jugor

23.08.2015 14:30

Pushtetarët maqedonas në mënyrë të kontrolluar po lëshojnë një pjesë të emigrantëve...

Pushtetarët maqedonas në mënyrë të kontrolluar po lëshojnë një pjesë të emigrantëve në pajtueshmëri me mundësitë e shtetit për trajtimin e tyre human, ndërsa prioritet kanë kategoritë e ndjeshme.
 
Njëkohësisht nga Greqia edhe më andej po arrijnë emigrant të cilët me autobus në mënyrë të organizuar po dërgohen për në kufirin me Maqedoninë.
 
Kordoni policor, sipas ministrit Cavkov nuk është vendosur me qëllim të mbylljes së kufirit jugor me Greqinë, përkundrazi me qëllim të mënyrës së organizuar dhe reduktuar të lëshohet një pjesë e emigrantëve dhe të kryhet një transferim adekuat deri te vendet e regjistrimit dhe transportit publik.
 
“Në mënyrë praktike ato ishin masa dhe aktivitete të planifikuara në kontekst të qëllimeve komplementare që i vendosëm si qeveri e Republikës së Maqedonisë.  Qëllimi i parë primar është qasja humane ose kujdesi adekuat humanitar ndaj emigrantëve për të cilën dëshmon edhe numri i emigrantëve të cilët gjatë ditës së djeshme janë transferuar deri te stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, ku u regjistruan dhe u tregua kujdes për rreth 900 emigrant, kryesisht gra dhe fëmijë. Aspekti i dytë është ai i sigurisë, i cili është i nevojshëm në kontekst të masave dhe aktiviteteve që i ndërmerr qeveria për sigurinë para së gjithash të qytetarëve të Gjevgjelisë”, deklaroi Cavkov.