Botë
Kurc: Nga refugjatët Sirian të mbrohen kufijtë e jashtëm të BE-së
23.08.2015 14:58
Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc kërkoi mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së...

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc kërkoi mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së, si dhe kontroll më i madh në rrugën e Ballkanit Perëndimor, për të ulur numrin e azilantëve.
Kurc në një intervistë për gazetën e Vjenës “Esterajh” solli pesë propozime për menaxhimin me krizën e refugjatëve dhe luftën ndaj trafikut me njerëz.
Ministri austriak është për një aksion ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, ku mendon se Austria duhet të marr pjesë përmes sigurimit të mjeteve.
Sipas tij, refugjatët duhet të mbrohen dhe të kihet kujdes ndaj tyre në afërsi të atdheut të tyre.
“Duhet të bëjmë më shumë në terren dhe të ndërtojmë qendra pranuese për refugjatët që po ikin nga terrori”, deklaroi Kurc.
Kurc, njashtu, theksoi se është e patjetërsueshme që kërkesat për azil të refugjatëve ti dorëzojnë në qendrat pranuese në vendet prej ku vijnë ose në shtetet fqinjë.
“Momentalisht nuk kemi një sistem të qëndrueshëm. Burrat po luftojnë me trafikun drejt Evropës, ndërsa gratë dhe fëmijët po ngelin”, theksoi Kurc.
