Botë
Edita Tahiri: Kosova bëhet gati t’i kundërpërgjigjet Serbisë me reciprocitet
23.08.2015 15:28
Kosova është e vendosur që Marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë të gjejnë zbatim të plotë...

Kosova është e vendosur që Marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë të gjejnë zbatim të plotë, përndryshe zyrtarët qeveritarë zotohen se në rast që reciprociteti vazhdon të mungojë nga shteti serb, njëjtë do të veprojë edhe Kosova, ka theksuar, Ministrja për Dialog, EditaTahiri.
Sipas saj tani më është koha që Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të qytetarëve dhe veturave në mes të të dyja shteteve të gjejë zbatim të plotë.
Ndonëse shteti serb me pranimin e letërnjoftimeve të shtetit të Kosovës ka njohur ‘de facto’ shtetësinë e Kosovës, moszbatimi i marrëveshjes thotë Tahiri tregon që Serbia vazhdon aplikojë praktika të natyrës politike.
Ajo tha se në raste se Serbia sërish nuk do të zbatojë reciprocitetin, palës kosovare s’i mbetet gjë tjetër veçse të aplikojë këtë dokument për shtetasit e Serbisë që hyjnë brenda territorit të Kosovës.
Ndërkohë, Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Maja Kocijancic, e pyetur se a ka marrë ndonjë vërejtje deri më tani pala serbe për mos zbatim, ajo është përgjigjur se procesi është në zhvillim e sipër.
“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigja e saj.
Ajo është shprehur se asnjëra palë nuk mund të anashkalojnë këtë Marrëveshje.
