Maqedoni

Gjendja shëndetësore e emigrantëve, Todorov: Punkt mjeksorë për emigrantët

23.08.2015 15:58

Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve kryesisht atyre ngjitësi në mesin e emigrantëve...

Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve kryesisht atyre ngjitësi në mesin e emigrantëve, si dhe dhënien e ndihmës mjeksore në rastet e nevojshme Ministria e shëndetësisië ka hapur një punkt në afërsi të pikës ku janë të stacionuar emigrantët. 
 
Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov tha se për momentin po vërehen shpenzime të mëdha për ndihmat mjeksore që ministria po I ofron emigrantëve.
 
Todorov tha se në ditë regjistrohen deri më 30 intervenime mjeksore.
 
“Me definicion resurset janë të kufizuara jo vetëm tek ne por në gjithë botën,ne mundohemi të kemi aq resurse sa janë të patjetërushme atje në atë moment. Nga aspekti shëndetësor kemi shpenzime serioze, bëjmë dezinfektimine të tërësishme të mjeteve të udhëtimit në të cilat ransportohen,mundësojmë vaksinimin atje ku është e nevojshme,ofrojmë mjekim ,kishte edhe lindje pra kemi 20 deri më 30 intervenime për çdo ditë. Këto janë shpenzime, por ne si Minitri e shëndetësisë kemi bërë përqindjen e mundëshme të rreziqeve për tërë situatën. Kemi protokole për veprim për disa scenario të mundëshme, flas për aspektin shëndetësorë .Sot organizuam një punkt mjeksorë të përkohëshmë në afërsi të vendit ku hyjnë”, tha Nikola Todorov, Ministër i shëndetësisë
 
Për momentin hapësira rreth qendrës së transportit në Gjevgjeli është pastruar nga kaosi i djeshëm, por sips vlerësimeve të përfaqësuesve të UNHCR-së, është i madh numri i migrantëve që presin hyrje në vend dhe transportin drejt Serbisë. 
 
Ekipet e Kryqit vazhdojnë të intervenojnë.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI