Botë

Nju Jork: Obama fton Mustafën në samitin e liderëve në Nju Jork

23.08.2015 16:56

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, më 29 shtator në New York...

Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit, Isa Mustafa, nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe është konfirmuar përmes një kumtese nga Zyra e kryeministrit.