Maqedoni
Modeli zgjedhor, Gruevski kundër kalimit në një njësi zgjedhore
23.08.2015 17:35
Kryeministri Gruevski i shoqëruar nga ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski...
Kryeministri Gruevski i shoqëruar nga ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe drejtorë të shumë ndërmarrjeve publike, sot i ka vizituar Moranën, Studeniçanin dhe Koliçanin e Poshtëm.
Para banoreve ai ka folur edhe per një model zgjedhor shumicë dhe 17 deputet plus për atë parti e cila do të fitoj në zgjedhje me çka, sipas Gruevskit do të krijohet një qeveri stabile.
Modelin shumicë e kanë shumë shtete dhe po funksionon me sukses, ndërsa ne e kemi në vendin tonë gjatë zgjedhjes së kryetarëve të komunave.
“Kështu që kemi përvojë me këtë gjë, kemi pasur përvojë edhe në të kaluarën dhe modeli i jonë është që të shkohet me sistemin shumicë, pasi që në këtë mënyrë vihet në shprehje edhe personaliteti të cilin qytetarët do ta zgjedhin për deputet”, tha Gruevski.
Ai shtoi se sot do të jepte edhe një ofertë dhe sqaroi se ajo është mundësia e cila gjendet në disa shtete dhe parasheh që partia fituese e zgjedhjeve t`i marr plus 17 deputet për stabilitetin e qeverisë e cila do të punoje. Me këtë gjë formohet një qeveri stabile dhe nuk do të ketë diskutime rreth asaj se pse nuk janë realizuar disa projekte. D.m.th ajo qeveri stabile do të siguroje një mandat katër vjeçar, do të siguroje se nuk do të ketë mundësi që të kërcënohet prej partive më të vogla, do të ketë shumicë serioze, do të ketë stabilitet, shteti do të ketë stabilitet dhe ajo qeveri do të mund të funksiononte tërësisht në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Gjatë kohës së takimeve me kryeministrin, qytetarët kërkuan që të vazhdohet linja e autobusit deri në qendrën e Moranës, ndërkaq Trajanovski mori detyrë nga Gruevski që ajo të realizohet në afat sa më të shkurtër.
Prej takimeve me qytetarët ka dalë dhe marrëveshja që Ministria për Transport dhe Lidhje ta rishikojë mundësinë për ta ndihmuar komunën e Studeniçanit për ndërtimin e stacionit pastrues për ujin, por edhe të rregullohen problemet e furnizimit me energji elektrike.
Banorët e Koliçanit të Poshtëm kanë kërkuar që fshati të lidhet me komunën dhe të përmirësohet gjendja e furnizimit me ujë.
BESIM ABDULAI
