Maqedoni
Marrëveshja e Përzhinos, Zyberi:Nevoitet presion nga faktori ndërkombëtarë
23.08.2015 18:03
Pa presion të theksuar ndërkombëtarë vështirë se mund të realizohet marrveshja e Përzhinos e arrtur mes katër partive politke vlërson analisti Naser Zyberi...

Deri më tani shumë pak pika është arritur marrvëshje ,ndërsa pikat më të nxehta siç është modeli zgjedhorë dhe prokurori special ende janë të paharmonizuara mes pjesmarrësve në negociata u shpreh Zyberi.
“Unë mendoj se pa ndonjë presion më të theksuar të faktorit ndërkombëtar vështir se mund të arrihet të respektohen afatet e parapara në marrëveshjen e nënshkruar mes katër subjekteve politike ,dallimet janë shumë të mëdhaja ndërsa afatet janë shumë të shkurta për të pasur një proces politik i cili do të prodhonte një zbatim të suksesëshëm ,cilësor dhe efikas të marrëveshjes së Përzhinos .Prandaj rol venditar këtu duhet të këtë faktori ndërkombëtarë i cili duhet të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë ndaj negociatorëve që këto pozicione të ndryshme të përafrohen dhe të hec procesi”, tha Naser Zyberi, Analist
Mos rrepsektimi i marrëvëshjes së Przhinos sipas Zyberit mund të shpie në krizë edhe më të thellë politike nga e cila mund të eskalojë situate në protesta dhe demostrata.
“Maqedonia edhe ashtu është në krizë të thellë politike ,institucionet funksionojnë me kapacitet të përgjismuar dhe gjitha shpresat janë të lidhura për marrvëshjen e arritur.Nëqoftëse nuk ka sukses në implementimin e sajë kuptohet se kriza politke do të thellohet më tepër dhe mund të eskalon në trazira qytetare ,protesta me demostrata të rrugëve dhe me këtë Maqedonia do të hyjë nëc ikël të ri të krizës politike “, shtoi Zyberi.
Zyberi është i mendimit se ndërrimi i afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në prill të vitit 2016 ndoshta do të sillte një marrëvëshje më të frytshme negociuse.Sipas afateve të marrëvëshjes më 1 shtator opozita duhet të kthehet në kuvend ndërsa më 15 shtatror të zgjidhet propkurori special.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
