Sportet E Tjera

Usain Bolt vazhdon të jetë “mbreti” i shpejtësisë

23.08.2015 18:59

Xhamajkani Usain Bolt mbrojti të dielën titullin e kampionit të botës në 100 metra, pasi fitoi në finalen e Botërorit të atletikës që po zhvillohet në Pekin të Kinës...

Njeriu më i shpejtë i planetit përfundoi garën i pari, duke regjistruar kohën 9,79 sekonda. Bolt la pas kundërshtarin e tij të madh, amerikanin Justin Gatlin, me 1 të qindtën e sekondës.
 
Medalje bronzi për kanadezin Andre de Grasse (9,92).
 
Për Usain Bolt, ky është titulli i 15 në karrierë nëpër Botërorë apo Lojëra Olimpike.