Maqedoni
Bushati në Shkup, merr pjesë në samitin e shefave të diplomacive
24.08.2015 09:25
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot dhe nesër do të mbahet takim pune me shefat e përfaqësive konsullore-diplomatike të Republikës së Maqedonisë...

Me ftesë të nikoqirit, shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, si mysafir nderi do të marrin pjesë kolegët e tij nga Shqipëria Ditmir Bushati dhe nga Bullgaria Daniel Mitov.
Takimin e ambasadorëve do ta hapë ministri Poposki, ndërsa do të mbajnë fjalime edhe ministrat Bushati dhe Mitov të cilët do të kenë diskutim interaktiv për çështjet aktuale të politikave të jashtme në suaza të BE-së dhe NATO-s, procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit dhe për perspektivat e bashkëpunimit rajonal.
Në takimin e ambasadorëve fjalim do të kenë edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski.
