Maqedoni

Vazhdim i dytë i seancës së 62-të kuvendore

24.08.2015 09:57

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 62-të...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 62-të ku në rend dite është Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndalesën dhe pengimin e kryerjes së veprimtarive të paregjistruara.
 
Deputetët do të  debatojnë edhe rreth propozim ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vullnetarë, për vullnetarë, Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë, Ligjit për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, Ligjit për Këshillin evropian të punës, Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjit për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional, Ligjit për punësim të personave me invalidet, Ligjit për inspektimin e punës, Ligjit për agjencione për punësime të përkohshme, Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligjit për evidenca nga fusha e punës, Ligjit për avokaturë, Ligjit për pengimin e korrupsionit, me procedurë të shkurtë, Ligjit për ekspertizë, Ligjit për mediacion, Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, Ligjit për veprimtari të huaj informative në Republikën e Maqedonisë, Ligjit për evidencën amë, Ligjit për sigurim privat, Ligjit për transportin me materiale shpërthyese, Ligjit për mbrojtjen nga materiale shpërthyese, Ligjit për deponimin dhe mbrojtjen nga lëngjet djegëse dhe gazrave, Ligjit për të huaj, Ligjit për veprimtari detektive, Ligjit për kontroll kufitar, Ligjit për materiale arkivore, të gjitha me procedurë të shkurtë.
 
Në rend dite të këtij vazhdimi është edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, përfitimeve pronësore dhe lëndëve të marra në procedura penale, me procedurë të shkurtë./mia