Botë
Lufta e Bandave në El Salvador, vriten 14 persona në burg
24.08.2015 10:59
Të paktën 14 anëtarë të bandës kriminale “Barrio 18” janë vrarë në burgun që ndodhet në veri të El Salvadorit...

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e burgut që zbuluan trupat e të vrarëve gjatë një inspektimi rutine.
Policia ka hapur një hetim mbi ngjarjen, që sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, duket si një larje hesapesh midis bandave.
Presidenti Sanchez Ceren i ka hapur luftë bandave kriminale që prej ardhjes në pushtet, por sërish El Salvadori njihet si vendi me numrin më të madh të vrasjeve, ku vetëm në muajin korrik u raportuan 125 të tilla.
