Botë
Shpëtohen 4400 libianë në det, anijet e shpëtimit patrullojnë Mesdheun
24.08.2015 12:10
Rreth 4400 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare në brigjet e Libisë...

Lajmi bëhet i ditur nga personeli i Rojes Bregdetare italiane, sipas të cilëve në operacionin e nisur që prej së shtunës refugjatët ndodheshin në 22 varka lundrimi në rrezik.
Si fillim, dy anije të ushtrisë të përfshira në operacionet e shpëtimit iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë nga rreziku i mbytjes, bëjnë me dije autoritetet prej nga ku u shpëtuan 937 persona.
Gjithashtu edhe një anije e grupit humanitar “Mjekët pa kufij” u desh të përfshihej në operacion nga fluksi i madh, duke mundur të shpëtojnë një tjetër varkë në mbytje e sipër me 311 persona në bord.
Pjesa tjetër u sollën në breg nga anije italiane dhe nga anija ushtarake norvegjeze “Siem Pilot” gjithashtu, e cila patrullon brigjet e Mesdheut si pjesë e misionit të patrullimit evropian titulluar “Triton”.
Më shumë se 2300 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2015 në përpjekje për të arritur brigjet evropiane me çdo lloj forme.
Vija detare Libi-Itali është edhe ajo që ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve.
AIDA ZIBERI
